Në detin Mesdhe dhe në oqeanin Atlantik janë mbytur 10.740 persona. Pothuajse gjysma e kufomave (6.344) nuk janë rekuperuar kurrë. Në kanalin e Siçilisë mes Libisë, Egjyptit, Tunizisë, Maltës dhe Italisë viktimat janë 4.100, mes të cilave 2.983 të humbur. 138 persona të tjerë kanë vdekur duke udhëtuar nga Algjeria drejt Sardenjës. Përgjatë rrugëve detare që venë nga Maroku, nga Algjeria , Saharaja perëndimore, Mauritania dhe Senegali drejt Spanjës, duke u drejtuar Ishujve Kanarie ose duke kaluar ngushticën e Gjilbratarit, kanë vdekur të paktën 4.445 persona, prej të cilave 2.253 rezultojnë të humbura. Në detin Egje, mes Turqisë dhe Greqisë kanë humbur jetën 1.315 emigrantë , mes të cilëve numurohen 823 të humbur. Në fund, në detin Adriatik, mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë, në vitet e shkuara kanë vdekur 603 persona, mes të clave 220 rezultojnë të humbura. Mes Anjouan (Comoro) dhe Mayotte (Francë) kanë humbur jetën 624 emigrantë. Deti nuk kalohet vetëm me mjete lundruese fati por edhe me anije tregtare, ku shpesh ngjiten shumë emigrantë, duke u fshehur në stivë ose në konteiner. Në të njëjtën mënyrë edhe këtu kushtet e sigurisë pothuajse nuk ekzistojnë: vdekjet e rregjistruara për mbytje nga mungesa e ajrit janë 153.
Për ata që udhëtojnë nga jugu i Saharasë është një kalim i detyruar për të arritur detin. Shkretëtira e madhe ndan Afrikën Perëndimore nga Mesdheu. Zakonisht rruga bëhet me camion ose fuoristrada që kalonë nga Sudani, çadi, Niger, Mali nga një anë Libia dhe nga ana tjetër Algjeria. Këtu nga 1996 kanë vdekur të paktën 1.691 persona. Duke ju përmbajtur dëshimve të të mbijetuarve, pothuajse çdo udhëtim ka të vdekur. Prandaj parashikimet që bëhen mbi numrin e tyre mund të jenë të nënvleftësuara. Mes të vdekurve numurohen edhe viktimat e deportimeve kolektive të kryera nga qeveritë e Tripolit, Algjerit dhe Rabatit, të mësuar tashmë prej vitesh në braktisjen e grupeve prej qindra njerëzish në zonat kufitare në shkretëtirë.
Në Libi rregjistrohen episode të rënda dhune. Nuk ekzistojnë të dhëna mbi këto ngjarje. në 2006 Human rights watch dhe Afvic kanë akuzuar qeverinë e Libisë për arrestime arbitrare dhe tortura në qëndrat ku mbahen të huajt, tre prej të clave janë financiuar nga Italia. Në shtatorin e vitit 2000 në Zawiyah, në veri perëndim të Libisë, u vranë të paktën 560 emigrantë gjatë disa revolatash raciste.
Duke udhëtuar të fsheur në kamione kanë humbur jetën për shkak të aksidenteve rrugore, për mbytje nga mungesa e ajrti ose të shtypur nga pesha të rënda 357 persona. Të paktën 208 emigrantë kanë humbur jetën si pasojë mbytjeje në lumenjtë kufitarë: pjesa më e madhe në Oder-Neisse mes Polonisë dhe Gjermanisë, në lumin Evros mes Turqisë dhe Greqisë, në Savë mes Bosnjës dhe Kroacisë dhe në lumi Morava mes Sllovakisë dhe republikës çeke. 112 njerëz të tjerë kanë vdekur nga i ftohti duke kaluar në këmbë zonat kufitare sidomos mes Turqisë dhe Greqisë. Në Greqi, në kufirin verilindor me Turqinë, në provincë e Evros ekzistojnë akoma fusha të minuara. Këtu, në tentativën për të kaluar në këmbë kufirin kanë humbur jetën 92 persona.
Nën shtëniet e policisë kufitare kanë ngelur të vrarë 217 emigrantë mes të cilëve 37 vetëm në Ceuta dhe Melilla, dy tokat spanjolle në Marrok, dhe 28 të tjerë në kufirin turk me Iranin. Por edhe proçedurat e përjashtimeve në Francë, Belgjikë, Germani, Spanjë dhe Zvicër vrasin njerëz. Në fund 41 persona kanë humbur jetën duke udhëtuar të mbëshyher në bagazhet e avionëve të drejtuar për në Evropë. 29 persona të tjerë kanë vdekur në tentativën për të kaluar tunelin e Manikës duke udhëtuar të mbëshyher në trena, për të arritur në Angli, duke rënë në binar ose nga korrenti që kalon në rrethimin e terminalit francez, përveç 12 të vdekurve të shtypur nga trena në kufij të tjerë dhe 3 të mbytur në kanalin e Manikës
No comments:
Post a Comment